Petraq Peto është autokombajnieri më i vjetër në rrethin e Fierit. Ai është nga fshati Seman dhe ka qenë aktiv në të gjitha fushatat e korrjes së grurit në fshatin e tij dhe në të gjithë fshatrat e zonës. 66-vjeçari thotë se e ka filluar këtë profesion në vitin 1974, atëherë kur ishte fare i ri, vetëm 22-vjeç.

“Kam 44 vite që punoj me këtë mjet, duke filluar që nga koha e monizmit. Kombajnën që kam tani, e kam marrë në vitin 90, e kam arrë vetë”, tregon Petraqi.

Megjithëse tani është në moshë të thyer, ai e ushtron më shumë pasion profesionin e tij. Petraqi zotëron një autokombajnë që e përfitoi nga privatizimi në vitin 1990, por që tashmë është shumë e amortizuar, megjithatë, ai ia kryen të gjitha shërbimet mjetit, për ta pasur gjithmonë të gatshëm për punë. Pavarësisht viteve që ka mbi supe, gjatë fushatës së korrjes së grurit, Petraqi punon me orë të zgjatura.

“Gjithmonë çohem në orën 6 të mëngjesit, që t’i bëj shërbimet mjetit, se ndryshe nuk mund të punoj dot. Më pas filloj punë, që zgjat deri në orën 8-9 të darkës”, shprehet Petraqi.

Edhe pse në zonën e Semanit ka kombajnierë të tjerë, usta Petraqi është më i kërkuari. Ai që e mban ende të lidhur me zanatin e autokombajnerit është pasioni, pasi siç thotë, të ardhurat që përfiton nga kjo punë nuk janë të mjaftueshme për familjen e tij.

“Ndonjë fitim të madh nuk ka kjo punë, sepse çmimi i naftës është shumë i lartë dhe ai i punës i ulët. Ky është mjet i madh dhe ka një konsum shumë të lartë”, tregon autokombajnieri.

Për Petraqin, shkëputja me autokombajnën do të jetë vetëm atëherë kur t’i shterojnë fuqitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA