Yjet femërore të Hollivudit bëhen bashkë në një film të vetëm.
Është “Tetëshja e Oqeanit” superkomedia verore që sjell në një histori të vetme: Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaëay dhe Rihanna. Në “Ocean’s 8” ky kast i zgjedhur aktoresh femra komplotojnë për të realizuar supervjedhjen e vitit: në zemër të Nju Jorkut, në “Met Gala”.
“Tetëshja” nuk provon se miti i serive të mëparshme, Danny Ocean, interpretuar nga Geroge Clooney ka vdekur, por prentendon se hajduti me famë botërore ndodhet diku në rrethana të pashpjegueshme, kur Sandra Bullock, në rolin e Debbie Ocean, motrës së Danny-t, vihet në kontakt me shoqen e saj Lou, së cilës i janë dashur 5 vite të planifikojë vjedhjen e vitit: një varëse me diamante me vlerë miliona dollarë.
Top Channel