Kritika ndaj administratës Trump, po ndan fëmijët e emigrantëve nga prindërit

16/06/2018 01:17

Rreth 2000 fëmijë emigrantë janë ndarë nga familjarët e tyre gjatë 6 javëve të fundit, në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës.

Kjo ka ardhur pas një urdhri të administratës Trump, për të ndaluar të gjithë ata që kalojnë, apo kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke bërë që të humbin kujdestarinë nga fëmijët e tyre.

Kjo çështje po shkakton një ‘stuhi politike’ në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions përmendi edhe Biblën javën e kaluar, për të mbrojtur qasjen “Zero tolerancë’.

Kjo do të thotë se të gjithë ata emigrantë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, tashmë ndiqen penalisht, ndryshe nga legjislacioni i mëparshëm, që parashikonte vetëm një gjobë për ata që futeshin ilegalisht për herë të parë.

Pra, të gjithë të rriturit që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohen dhe dërgohen në paraburgim, ndërsa fëmijët e tyre klasifikohen si të mitur të pashoqëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA