Nëse pak ditë më parë dukej se ishte një çështje e mbyllur, situatat kanë ndryshuar pozitivish. Maurizio Sarri dhe Chelsea janë shumë pranë njëri-tjetrit. Sipas Gazzetta dello Sport, Abramovich duket se mund të gjejë akordin me De Laurentis.
Mes dy klubeve mund të nisin bisedimet për klauzolën e prishjes së kontratës, e cila ishte e vlefshme deri në 31 maj. Sarri pritet të firmosë për dy sezone, me opcionin për një të tretë, me një përfitim prej 5 milionë eurosh në sezon. Në marrëveshje përfshihen edhe Albiol dhe Hysaj. Zëvendëstrajner do të jetë Zola.
Sarri nuk pret asgjë tjetër, vetëm një telefonatë: një trajner si Sarri nuk mund të rrijë pushim sezonin e ardhshëm. Dhe nga dita në ditë, duket se terreni po bëhet më i favorshëm për të udhëtuar drejt Londrës. Ajo që duket më e qartë në këtë moment është se Conte mund të mbetet pa pankinë.
Top Channel