Politika ndërhyn në futboll, ‘shkrin’ federatën e korruptuar

08/06/2018 00:23

Ndërhyrja e politikës në futboll shihet si diçka e palejuar dhe e patolerueshme nga organizmat drejtues të këtij sporti, si FIFA dhe UEFA, por këtë herë duket se duhet përshëndetur.

Bëhet fjalë për Federatë e Futbollit në Ganë, e cila është shkrirë së funksionuari sot, nga ana e ministrit të Sporteve Isaac Asiama.

Kjo pasi presidenti i kësaj federate ishte fotografuar teksa pranonte një dhuratë prej plot 65 mijë dollarësh, nga një gazetar i infiltruar.

I shtirur si një biznesmen i interesuar të investojë në futboll, gazetari fiksoi momentin kur presidenti Kwesi Nyantakyi mori shumën e parave, ndërsa në këmbim i kishte premtuar favore.

Korrespondentët thonë se hetimi i fshehtë nga gazetari kontradiktor Anas Aremayaw Anas ka ngritur pyetje rreth natyrës së futbollit në Afrikë.

Nga ana tjetër, ministri i sporteve deklaroi se tashmë kjo federatë është shpërndarë me efekt të menjëhershëm, ndërsa pritet të merren masa për t’u riorganizuar sërish.

Top Channel