Klandestinët në SHBA transferohen në burgje federale

08/06/2018 09:06

Administrata Trump, për herë të parë po transferon të dyshuarit si emigrantë ilegalë në burgjet federale, pas kërkesave për më shumë shtretër.

Transferimi i 1.600 të ndaluarve thekson rritjen e ndalimeve në kuadër të politikës “toleranca zero për emigracionin”, sipas Trumpit.

Agjencia amerikane e Emigracionit dhe Doganave tha se dërgimi i emigrantëve ilegalë në burgjet federale është një masë e përkoshme, derisa të gjenden hapësira të tjera.

Rreth 1.000 prej të ndaluarve do të shkojnë në një burg të vetëm në Kaliforni. Por, sindikatat e gardianëve në Kaliforni, Teksas dhe Uashington thanë se kishin pasur shumë pak kohë për t’u përgatitur për prurjet masive dhe ishin të shqetësuar për personelin dhe sigurinë.

Agjencia e Doganave, që njihet ndryshe me siglën “ICE”, po zbaton një politikë që i detyron prokurorët federalë të padisin këto që ka kaluar ilegalisht kufirin.

Administratat e mërpashme thjesht i deportonin ata që kapeshin për herë të parë, ndërsa kur lindte nevoja për gjyq, të ndaluarit mbaheshin në ambientet e Agjencisë së Doganave apo në paraburgim.

Për këtë arsye, kritikët thonë se nuk mund të mbyllen emigrantët ilegalë në burgje federale të ndërtuara për njerëzit më të këqinj të vendit. Ata thonë se burgjet janë ndërtuar për kriminelë, që kanë bërë shkelje nga më të rëndat, e jo për njerëz që kërkojnë punë apo ia mbathin nga dhuna në vendet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA