FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Brenda qershorit Shqipëria do të heqë të gjitha tarifat doganore në import për produktet që përdoren në teknologjinë e informacionit.
Komisioni i Ekonomisë miratoi listën, pjesë marreveshjes së teknologjive që buron nga anëtarësimi në Organizaten Botërore të Tregtisë.
Lista është e gjatë me qindra produkte, që nga boja për printera, pjesët kompjuterike, aparaturat e ndryshme elektronike, e deri makinat fotokopjative, e kamerat televizive.
Por kujdes! Përjashtimi nga taksa doganore nuk do të thotë se këto produkte nuk do t’i nënshtrohen tatimit mbi Vlerën e Shtuar në momentin e importit në Shqipëri. Sipas faturës përkatëse çdo mall që e kalon vleren prej 22 euro taksohet në dogane me 20% TVSH.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes qeveria ka parashikuar një efekt financiar prej rreth 18 milion lekësh për pjesën e mbetur të këtij viti.
Top Channel