Penalizohen fermerët e serave, nuk përfitojnë nga subvencionet e ministrisë

25/05/2018 15:27

Edhe pse kanë aplikuar për skemën e subvencioneve disa fermerë sidomos ata që kanë sera të vogla, kanë mbetur pa mbështetje.

Një nga ata është dhe Sami Elezi, ai është një fermer në fshatin Kosmac të Shkodrës. Me këtë serë ai mban gjithë familjen .Por pa mbështetjen e shtetit ai thotë se është tepër e vështirë.

“Kam 10 vite që kam serë dhe nuk kam marrë kurrë subvencion sepse jam fermer i vogël”, thotë Sami Elezi.

Ashtu si Samiu, janë shumë në zonën e NënShkodrës që mbajnë familjet me këto sera. Ata thonë se aktiviteti i vogël që kanë i ka penalizuar nga përfitimi në skemën e subvencioneve dhe pa mbështetjen e shtetit duket se e kanë të vështirë. Por për Samiun problemi nuk është vetëm me subvencionimin por edhe me vështirësitë e shitjes, pasi kostot e prodhimit janë mjaft të larta dhe shumë herë nuk ia vlen të mbjellësh.

Për fermerët e Shkodrës shumë nga kulturat e dikurshme nuk mbillen më pasi nuk ka asnjë politikë favorizuese për prodhimon vendas dhe kjo çon dëm sasi të mëdha prodhimesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA