Lojtarët e dy ekipeve dhunojnë arbitrin në Londër – VIDEO

24/05/2018 16:44

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Londër në një ndeshje futbolli.

Lojtarët e dy skuadrave turke, të cilat marrin pjesë në ligat inferiore të futbollit anglez, kanë dhunuar arbitrin e ndeshjes Fernando Lopez.

Zyrtarë të futbollit britanik e kanë cilësuar sulmin ndaj arbitrit si “dhunën më të keqe në futboll në tokën britanike”.

Sulmi ndaj arbitrit është filmuar dhe është shpërndarë me shpejtësi në internet. Ndeshja ishte finale kupe, ndërsa sapo arbitri vërshëlleu fundin e takimit lojtarët, por edhe tifozë, u dyndën duke goditur arbitrin.

Sulmi ndaj arbitrit duket se ka ardhur si pasojë e dy ndëshkimeve me karton të kuq që ai ka dhënë pranë fundit të ndeshjes.

Arbitri u dërgua më pas në spital, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA