Kina dhe Rusia kanë rritur përpjekjet dhe shpenzimet për të ngushtuar hendekun e fuqisë ushtarake që kanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Uashingtoni duket se do të mbetet një hap para edhe për ca kohë.

Ushtria amerikane dhe Lockheed Martin punojnë prej vitesh tashmë në ndërtimin e armëve të së ardhmes. Bëhet fjalë për topat që godasin me lazer.

Pa zhurmë dhe me një saktësi 100 për qind, këto armë janë testuar së fundmi dhe brenda pak vitesh, besohet se do t’i vendosen Pentagonit në shërbim.

Topat me lazer janë testuar me mjete ajrore të telekomanduara, mjete të blinduara tokësore dhe detare. Në të gjitha testimet, saktësia e goditjes ka qenë 100 për qind, duke rrëzuar avionët e telekomanduar, goditur tanket e anijet.

Arma e testuar lëshon 60 kilowatt energji në shënjestrën e vet dhe me pak punë e përmirësime të tjera, sidomos sa i përket distancës së goditjes, topat me lazer do të jenë arma perfekte e ushtrisë amerikane, që me gjasë do të gjejë përdorim në tokë, det e ajër edhe për shkak të shpejtësisë me të cilën godet, saktësisë dhe kostos së lirë.

Një tjetër sistem është “Athena” (Advanced Test High Energy Asset), që Lockheed Martin e testoi së fundmi. Është një sistem me 30 kilowatt që rrëzoi me sukses 5 avionë të telekomanduar. Sistemi furnizohet me energji nga një gjenerator Rolls Royce Turbo dhe është më praktik e me më pak kosto ndërtimi sesa sistemi 60 kiloëatt. I vetmi problem edhe i Athena është se nuk mund të godasë në distanca më të largëta se 2 milje.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA