Miroslav Klose kthehet zyrtarisht të jetë pjesë e Bayern Munchen, skuadër në të cilën luajti për 4 sezone gjatë periudhës 2007-2011.

Gjithsesi gjermani me origjinë polake këtë herë nuk është kthyer për të shënuar gola, por për të bërë një tjetër punë.

Miroslav Klose është emëruar trajner i skuadrës bavareze të moshës nën 17 vjeç, rol të cilin ish sulmuesi gjerman e merr përsipër për herë të parë në karrierë.

“Jam vërtetë i kënaqur për këtë rol që më është besuar. Do të jap maksimumin për të treguar se mund të ndihmoj në zhvillimin futbollistik të lojtarëve të rinj” u shpreh Klose.

Sulmuesi gjerman i dha fund futbollit të luajtur në verën e 2016-ës, nga klubi i Lazios ku luajti 5 sezonet e fundit të karrierës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA