Gjoka letër lojtarëve: Burri humb luftën, kur i pushon zemra!

12/05/2018 00:19
Ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka gjatë një konference për shtyp

Barazimi me Kamzën kompromentoi pozitat e Vllaznisë, që 3 javë nga fundi i kampionatit, rrezikon më shumë se kurrë t’i japë për herë të parë në histori lamtumirën Kategorisë Superiore.

Skuadra shkodrane ndodhet e parafundit në renditje, me dy pikë më pak se Teuta e Kamza, njërën prej të cilave duhet ta parakalojë patjetër, për të shpresuar në një qëndrim të mundshëm mes më të mirave të futbollit shqiptar.

Në prag të sfidës me Partizanin, trajneri Ernest Gjoka u ka dërguar një letër futbollistëve të tij, ku u kërkon të vijojnë deri në fund betejën, me besimin se do t’ia dalin të mbeten pjesë e Superiores.

Letra e Gjokës për lojtarët:
“E di që jeni të mërzitur e të stresuar, e di që jeni nën presionin e opinionit, e di që kjo situatë është jo pozitive…! Por, së bashku kemi kaluar shumë situata të vështira këtë dimër; kemi luftuar e sakrifikuar gjatë gjithë kohës; kemi humbur, kemi fituar, kemi barazuar, por për asnjë moment nuk kemi lënë luftën përgjysmë.

Ne do të vazhdojmë luftën, kemi prapë mundësi për t’ia dalë. Unë ju kam thënë që një burrë e humb luftën, kur i pushon zemra. Prandaj, kam besim se ne do t’ia dalim, e padiskutueshme! Nesër me kokën lart, për të bërë gati ndeshjen me Partizanin! Unë besoj tek Ju. Ju përshëndes, Nesti!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA