Hysi: Neni i ekstradimeve, sipas Konventës Europiane! PD, dje në çadër, sot e trembur nga Vettingu

11/05/2018 11:12
Foto Arkiv

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka dalë në mbrojtje të Fatmir Xhafajt dhe i lidh akuzat e Partisë Demokratike ndaj tij me nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi.

“Që kolegu Xhafaj do të ishte objekt sulmi nuk kishte asnjë mëdyshje. Reforma në drejtësi ka tronditur shumë themele të mureve të shtrembër dhe ka cenuar shumë interesa dhe persona që janë të lidhur me interesa të paligjshme”, deklaron ajo.

Hysi pyet opozitën se përse e ngriti tani, pas më shumë se një viti këtë problematikë.

“Pikërisht tani kur reforma ka hyrë në rrugë të mbarë dhe ish-kolegu Tahiri nuk i dha mundësinë opozitës që të vazhdojë ta ketë si kauzë të saj?”, deklaron deputetja socialiste.

Sipas Hysit, Partia Demokratike dhe opozita ka pasur të gjithë mundësitë që të njihen me nenin që përcakton ekstradimet, që shton se është bërë sipas konventës europiane të ekstradimeve dhe transparent.

“Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës se ekstradimit, protokolli shtesë. Ky variant i miratuar është dërguar me e-mail anëtarëve të Komisionit, Ministrisë së Drejtësisë gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision dhe pas miratimit të tij, para kalimit në seancë, Euralusit, OPDAT, Prokurorisë së përgjithshme, deputetëve LSI. PD ishte në çadër. Nëse, opozita nuk donte përafrimin e projektligjit me konventën evropiane të ekstradimit, protokolli 4, neni 3, mund ta bënte amendament 24 orë para seance”, vijon reagimi i saj.

Për Hysin, kauza e Partisë Demokratike është në vijim të misionit për të nxirë situatën në vend në prag të vendimit për hapjen e negociatave dhe e frikësuar nga vettingu, krijon tymnajë me shtrembërim të fakteve.

Partia Demokratike ka akuzuar ditët e fundit drejtpërdrejtë Fatmir Xhafajn për ndryshimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur vëllain e tij Agron Xhafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA