Këndet sportive do rehabilitohen, puna nis nga projekti “Luaj Tirana”

10/05/2018 20:22

Të gjitha ambientet sportive në qytetin e Tiranës do t’i nënshtrohen rehabilitimit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, menjëherë pas ka marrë në administrim këndet sportive, ka nisur nga puna për organizimin e skuadrës së re, mjeteve, planifikimin e punës, nevojave dhe ndërhyrjet rehabilituese e mirëmbajtëse në fushat sportive që përdoren në Tiranë për sporte të ndryshme si futboll, basketboll, volejboll apo edhe tenis.

Projekti rehabilitues ka nisur nga këndet e projektit pilot “LuajTirana” për të vijuar më pas me çdo kënd tjetër.

Ndërkohë që një punë e përditshme e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit mbetet edhe kujdesia për këndet e lojërave për fëmijë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA