
24/02 23:02
Një helikopter ushtarak rus është rrëzuar në Sirinë Lindore duke lënë të vdekur që të dy pilotët që ndodheshin në të.
Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi rastin në fjalë, ndërkohë që në deklaratën e shpërndarë për mediat mohon se helikopteri të jetë rrëzuar nga rebelët anti-Assad.
Moska thotë se helikopteri Ka-52 është rrëzuar gjatë një fluturimi rutinë dhe nuk përjashton mundësinë e një avarie teknike.
Trupat e pajetë të dy pilotëve janë gjetur gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit.
Ky ishte aksidenti i dytë ajror i trupave ruse në Siri brenda pak ditëve. Më 3 maj, një avion Su-30SM u rrëzua pak pasi ishte ngritur në fluturim, duke lënë të vdekur të gjithë anëtarët e bordit.
Top Channel