Emre i propozoi Mines për martesë nën dritën e qiririt, ndërsa po udhëtonin në linjën e “Ekspresit Lindor”, një udhëtim me tren mbi 1000 kilometra i gjatë që të kthen pas në kohë dhe me siguri të bën më romantik. Sipas çiftit, kjo ishte mënyra më e mirë për të nisur bashkë udhëtimin përgjatë vetë jetës…

“Ne vdesim të udhëtojmë, kështu që jemi si në shtëpinë tonë këtu. Ky udhëtim është si një “demo” e vetë jetës sonë bashkë”, thotë Emre, sigurisht pasi mori “po”-në nga nusja e tij e ardhshme.

Deri një vit më parë konsiderohej çmenduri të ndërmerrje rrugëtimin 24-orësh me tren në vend të atij njëorësh me avion, edhe pse bileta ishte tepër e lirë, vetëm 45 lira turke, ose 11 dollarë amerikanë. Por vetëm në vitin 2017, rreth 300 000 vetë “u çmendën” dhe u nisën…

Përveç banorëve të zonave të ndryshme që bëjnë vetëm udhëtime të shkurtra një pjesë e mirë e pasagjerëve shijojnë eksperiencën e plotë, duke shëtitur nga njëri cep i Turqisë në tjetrin, nga Ankaraja në Kars. Një udhëtim që tashmë është bërë “hit” në rrjetet sociale dhe që shihet gjithnjë e më shumë si një aventurë për të rinjtë që duan të njohin vendin e tyre…

Dhe duke parë fotot, ndoshta ia vlen ta përjetosh një eksperiencë të tillë.

FOTO GALERI
7/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA