Njerëzit primitivë kanë bashkëjetuar me qenie gjigante, barngrënëse e leshatore, të cilat i kanë vrarë aq shumë sa kanë arritur t’i shfarosin.

Gjurmë të fosilizuara, të zbuluara në Nju Meksiko të SHBA-ve, të krijuara rreth 15,000 vite më parë, vërtetojnë akoma më shumë se Megalonyx Jefferson, “slothët gjigantë”, kanë bashkekzistuar me njerëzit primitivë dhe janë gjuajtur prej tyre.

Sipas Metju Benet, profesor i Universitetit Bournemouth, gjurmët e fosilizuara të gjigantit leshator kanë rrotull gjurmë njerëzish që me ç’duket kanë qenë duke e vrarë. Sipas tij, pozicionimi tregon se kafsha ka qenë ngritur mbi dy këmbë për t’u mbrojtur, ndërkohë që sulmohej nga një grup njerëzish të uritur.

Megjithatë, shkencëtarë të tjerë thonë që njerëzit mund t’i kenë lënë gjurmët edhe në një kohë tjetër, jo patjetër në të njëjtin çast me gjigantin.

Ndryshe nga pasardhësit e tyre të sotëm, slothët dembelë, të cilët kalojnë një pjesë të madhe të kohës duke fjetur në degë pemësh, kushërinjtë parahistorikë ishin deri në tre metra të lartë dhe peshonin deri në 360 kg.

Pavarësisht përmasave, ata nuk ishin kafshë gjuetare, por ushqeheshin me gjethe dhe fruta.

FOTO GALERI
2/4
Ka jetuar në Amerikën e Veriut deri rreth 15,000 vite më parë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA