Kriteret e fundit për liberalizimin e vizave, delegacioni i BE në Kosovë

30/04/2018 11:15

Këtë javë, në Kosovë pritet të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Europian për të marrë të dhëna rreth luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave.

Të dërguarit e Brukselit do të grumbullojnë informacione nga institucionet vendase, të cilat janë duke bërë përgatitjet e nevojshme.

Mediat kosovare citojnë ministrinë e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha të pohojë se vizita do të realizohet nga data 3 deri në 5 maj. Nga ana tjetër, edhe nga Komisioni Europian duket ta ketë pohuar se një mision i nivelit teknik do të jetë shumë shpejt i pranishëm në Kosovë.

Pavarësisht këtij njoftimi, ligjvënës të opozitës janë shprehur skeptikë nëse do të ketë vërtet lajme të mira pas kësaj vizite. Arsyeja sipas tyre duhet kërkuar tek fakti që nuk është punuar sa duhet drejt përmbushjes se kriterit të fundit për heqjen e vizave, luftës ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

Ministrja e Integrimit megjithatë, si dhe presidenti Hashim Thaçi, janë të bindur se qytetarët e Kosovës do të munden të lëvizin lirshëm brenda këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA