Forcat e Armatosura kanë tashmë dhe 256 ushtarë të rinj të cilët u betuan dhe uc certifikuan pas stërivjtes individuale bazë në Shkollën e Trupës në Bunavi.

“Me kënaqësi lexoj sot në sytë tuaj, kurajo, krenari për gjithë sa keni arritur deri tani, por dhe motivim për atë që do sillni pranë familjes së madhe të Forcave të Armatosura të vendit. Sot, ju 256 djem e vajza, i bashkoheni ushtrisë shqiptare dhe unë me shumë krenari mund të them, që keni bërë zgjedhjen e duhur. Dua të ndaj me ju, krenarinë për vullnetin që shfaqët dhe mirënjohje për përzgjedhjen që keni bërë.”- u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e pranishme në ceremoni.

Më tej ajo përmendi vëmendjen e shtuar të qeverisë shqiptare për ushtarakët shqiptarë si dhe mundësitë që Forcat e Armatosura ofrojnë për çdo të ri.

“Forcat e Armatosura sot janë në vëmendjen e veçantë të qeverisë dhe të partnerëve tanë në NATO. Sot përfundoni një kurs dhe nisni një shkollë që do t’ju ofrojë mundësi dijesh dhe zgjedhjesh. Që sot, do keni mundësi të trajnoheni dhe stërviteni me kolegë të aleancës, dhe nesër, të shkëmbeni eksperiencë në vende të ndryshme të botës. Që sot, ju keni garancitë e duhura, se keni zgjedhur një karrierë të sigurt, me mundësi të larmishme për të arritur majat që aspironi në këtë mision kaq të nderuar. Çdonjëri prej jush, do ketë mundësi për të përfituar njohuri falas në gjuhët e huaja. Çdonjëri prej jush do ketë mundësi të jetë në të ardhmen, një pedagog i mirë, një trajnues i zoti, një komandant i aftë një diplomat i suksesshëm, pse jo edhe një gjeneral me 3 yje. Sot, unë jam këtu që t’jua ofroj këtë kontratë të sigurt, secilit prej jush. Ju mbetet ta përmbushni në drejtimin që do zgjidhni këtë kontratë, duke bërë kështu krenarë veten, familjen tuaj dhe mbi të gjitha vendin. Një gjë është e sigurt asgjë më shumë, nuk do t’ju japë nder, siguri dhe dinjitet sesa uniforma e ushtarakut, uniformë e cila, sot qëndron denjësisht përkrah aleatëve në NATO.”,- iu drejtua ministrja ushtarëve të rinj, të cilëve u foli edhe për vështirësitë dhe sakrificat që u duhet të kalojnë, në shërbim të vendit dhe komunitetit.

Stërvitjen Individuale Bazë e përfunduan me sukses 121 të rinj, mes të cilëve 10 vajza, ndërkohë që Stërvitjen Individuale të Avancuar e kaluan 135 ushtarë, nga të cilët 5 vajza.

 

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA