DJ suedez, i njohur ndërkombëtarisht me nofkën Avicii, i cili ka bashkëpunuar me Madonnën dhe grupin “Coldplay”, u gjet i pajetë në Oman, një ndarje tragjike në moshë shumë të re, vetëm 28 vjeç.
Superhitet e tij “Wake Me Up”, “Hey Brother” e së fundi edhe “Lonely Together” me Rita Orën, kanë pushtuar zemrat e shumë dashamirësve të muzikës elektronike/dance.
Edhe pse përfaqësuesi i tij amerikan, përmes një deklarate për mediet njoftoi me hidhërim të thellë vdekjen e Tim Bergling, siç e kishte emrin e vërtetë, duke shtuar se familja e tij është tronditur tej mase e duke kërkuar nga të gjithë të respektojnë privatësinë në këtë moment të vështirë, asnjë shkak zyrtar për ndarjen e tij nga jeta nuk u dha.
Megjithatë, Avicii është ndeshur me disa probleme shëndetësore gjatë së kaluarës, teksa thuhet madje se ka hequr fshikëzën e tëmthit dhe apandesitin në vitin 2014. Sipas raportimeve të medieve të huaja, dyshohet se shkak të jetë bërë konsumi i tepërt i alkoolit. Pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore, ai njoftoi tërheqjen nga turet e tij muzikore në vitin 2016.
“E di, kam qenë i bekuar që kam mundur të udhëtoj anembanë botës për të performuar muzikën time, por më ka mbetur shumë pak nga jeta e personit real që fshihet pas artistit që njihni ju”, do të shprehej asokohe Tim Bergling. Megjithatë, ai u duk se nuk u dorëzua, teksa iu rikthye sërish studios për të publikuar një tjetër këngë, të titulluar “EP” në vitin 2017.
Pikërisht kjo këngë ishte nominuar për garën e “Billboard Music Awards”, për albumin elektronik më të mirë, vetëm pak ditë para vdekjes së tij.
Shumë artistë të tjerë të kësaj rryme shfrytëzuan rrjetet sociale për t’i bërë nderimet Berglingut, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.
Devastating news about Avicii, a beautiful soul, passionate and extremely talented with so much more to do. My heart goes out to his family. God bless you Tim x
— Calvin Harris (@CalvinHarris) April 20, 2018
my sincerest and most heartfelt condolences to the friends, fans and families of @Avicii 🙁 Banter aside, nobody can deny what he has accomplished and done for modern dance music and im very proud of him.
— Goat lord (@deadmau5) April 20, 2018
Dua Lipa shkroi në Twitter: Një lajm i kobshëm të mësosh ikjen e Aviciit. Shumë i ri dhe shumë shpejt për t’u ndarë nga kjo botë. Ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe fansave të tij.
Such sad news to hear about Avicii passing. Too young and way too soon. My condolences go out to his family, friends and fans x
— DUA LIPA (@DUALIPA) April 20, 2018
Edhe grupi amerikan “Imagine Dragons” reagoi me hidhërim. “Puna së bashku me të ka qenë një nga momentet më të mira të bashkëpunimit për mua”.
devastated at the news of @Avicii passing. working with him was one of my favorite collaborative moments. far too young. the world was a happier and fuller place with his presence and art. sending all my love to his friends and family. Xxdr
— Imagine Dragons (@Imaginedragons) April 20, 2018
“S’kam fjalë për ta përshkruar hidhërimin që po ndiej, tashmë që dëgjova për vdekjen e Aviciit”, shkroi DJ Zedd, ndërsa këngëtari Adam Lambert, që ka bashkëpunuar me të për hitin “Lay Me Down”, e quajti atë “një kompozitor të shkëlqyer me një shpirt human”.
No words can describe the sadness I’m feeling right now, hearing about Avicii passing away….?
Thoughts go out to his family and friends…— Zedd (@Zedd) April 20, 2018
Top Channel