Lirimi i kuksianëve, Basha: Drejtësi gjysmake! Qëndresa të vazhdojë

20/04/2018 15:37

Lulzim Basha ka reaguar pak pas vendimit të Apelit të Shkodrës, që liroi 7 dhe la ende në burg 4 prej protestuesve kuksianë, që u ndaluan pas përleshjeve në tubimin e zhvilluar në Rrugën e Kombit.

Basha e quan vendimin një arritje e qëndresës së qytetarëve, ndër

“Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Megjithatë, për Bashën kjo është një drejtësi gjysmake dhe i rikthehet emrit të Saimir Tahirit për të argumentuar mendimin e tij.

“Por, kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në Parlament. Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera”, vijon ai.

Kreu i demokratëve bën thirrje që protesta dhe qëndresa qytetarë të vazhdojë.

“Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit”, mbyll reagimin e tij Lulzim Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA