Kthesa e rrezikshme pranë tunelit të Krrabës, pas aksidentit vendosen parmakët

19/04/2018 13:23

Autoriteti Rrugor më në fund vendosi gardrelin mbrojtës në atë që është pagëzuar si kthesa e vdekjes në aksin Elbasan-Tiranë, pak metra pas daljes nga tuneli i Krrabës.

Nëse kjo mbrojtëse metalike do të ishte vendosur më parë, ndoshta aksidenti i çifti Gurishta, që solli për pasojë vdekjen e bashkëshortes 55-vjeçare, nuk do të kishte ndodhur.

Edhe pse kjo kthesë do të vazhdojë të jetë një njollë e zezë, për shkak të mënyrës së projektimit, të paktën gardreli mbrojtës do të minimizojë pasojat e aksidenteve të mundshme në këtë kthesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA