Kryetari i Partisë Demokratike është duke zhvilluar një vizitë në Bundestagun gjerman. Me anë të një video live në “Facebook”, Basha u shpreh se ka kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen e negociatave.
“Jemi në Bundestag, ku zhvilluam takime me ekspertët e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Nga zyra e Kancelares Merkel te grupi i CDU-CSU gjerman kërkuam mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vendim i cili do të merret pas rekomandimit të Komisionit Europian.
Kjo është edhe një përpjekje e shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, të reformës në drejtësi, reforma e administratës publike, por edhe të të drejtave të njeriut. Në emër të PD kemi garantuar ta shohim këtë si proces, i cili mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi. Për të çliruar ekonominë nga monopolet”, tha Basha.
Top Channel