Një 13 vjeçar ka zbuluar një  thesar të vërtetë në Gjermani, që mund t’i përkasë mbretit që futi krishterimin në Danimarkë.

René Schön dhe studenti i tij, Luca Malaschnitschenko, po kërkonin thesare me një pajisje që dikton metale.

Ata ndodheshin në ishullin verior Rugen, këtë janar, kur gjetën diçka që në fillim u duk si copëz alumini, pa vlerë.

Por më pas doli se ishte argjend, ndaj arkeologët nisën të gërmojnë të gjithë zonën, duke zbuluar thesarin që duket se ka lidhje me mbretin danez Herald Gormsson.

FOTO GALERI
5/8
Ka sunduar nga viti 958 në vitin 986 të erës sonë atë që është sot Danimarka, një pjesë e Gjermanisë së veriut, jugun e Suedisë dhe disa pjesë të Norvegjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA