
24/02 18:37
Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tepelenës pasi ka kërcënuar prindërit e tij.
Ngjarja është shënuar në fshatin Progonat, ku Ervis R. në shtëpi ka kërcënuar prindërit e tij, Z. R., 73 vjeç dhe H. R., 66 vjeçe.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Top Channel