Të bësh dashuri është bukur, është mirë për humorin, forcon dhe tonifikon muskujt, relakson lëkurën… Me pak fjalë, na mban në formën e duhur. Por, çfarë ndodh nëse nuk praktikohet për një kohë të gjatë?

Një ndarje, një kohë e gjatë vetëm, puna, udhëtimet të cilat ju mbajnë për një kohë të  gjatë larg partnerit, një sëmundje: ka shumë arsye se pse jeta seksuale mund të bllokohet.

Problemi nuk është seksi, por pasoja që mungesa e tij mund të këtë në shëndetin tonë. Po, sepse efekti domino, mungesa e raportit mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra, të mira dhe të këqija.

Këtu janë 6 probleme shëndetësore që mund të ndodhin nëse ju nuk keni marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë. Të bërit dashuri nuk është vetëm kënaqësi, por kursen edhe shumë vizita te mjeku.

FOTO GALERI
3/6
3 - Jeni më të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe gripit - Më pak seks nënkupton uljen e mbrojtjes së sistemit imunitar: hulumtuesit në Universitetin Wilkes-Barre në Pensilvani gjetën se ata që kishin marrëdhënie seksuale një ose dy herë në javë gëzonin një rritje prej 30% të imunoglobulinës A (IgA), e cila është një antitrup kundër viruseve, krahasuar me ata që kishin marrëdhënie seksuale rrallë apo kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA