“I dashuri më refuzoi kur isha burrë, ra në dashuri me mua kur u ktheva femër” (Foto)

11/04/2018 11:23

Një femër transgjinore ka zbuluar se i dashuri i saj e refuzoi kur iu afrua si burrë, por më pas ra në dashuri me të kur iu prezantua si femër.

Erin Anderson, e cila lindi djalë dhe quhej Aaron, thotë se e kuptoi që kishte lindur në trupin e gabuar që kur ishte 3 vjeç, kur nisi të vishte takat e gjyshes.

Në moshën 18-vjeçare kontaktoi për herë të parë me fiksimin e saj, Jared Norris, i cili nuk pranoi të lidhej me të. Por, dy vite më vonë, pasi Erin nisi trajtimin me hormone femërore, Jared i bëri “like” një fotoje të saj në Instagram dhe aty filloi historia e tyre e dashurisë.

Çifti ka dy vite i lidhur tashmë dhe Jared është i lumtur, pavarësisht se partneres së tij i duhet të bëjë operacionin përfundimtar për ndryshimin e gjinisë.

“Ajo kërkon të bëhet edhe më shumë femërore me disa ndërhyrje të tjera, por për mua është e bukur kështu siç është. E di që ajo nuk ndihet mirë në tranzicionin nga mashkull në femër, por tani nuk kemi mjaftueshëm të holla për operacionin”, tregon Jared.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA