Belen Rodriguez është një nga personazhet e njohura femërore të botës showbiz dhe gjithnjë kur flitet për të, interesi është i lartë. Por duket se orët e fundit mediat në Itali kanë patur shumë punë me të, pasi argjentinasja ka zbuluar shumë nga e shkuara e saj.

Një set fotosh kur Belen ishte ende 16 vjeç ka bërë që të shpërthejnë shumë komente në rrjetet sociale, e më pas të shtyra edhe në mediat rozë. Komentet janë të ndara në dy pjesë, ku shumë e vlerësojnë bukurinë e saj edhe kur ishte ende adoleshente, ndërsa të tjerët kritikojnë ndërhyrjet e shumta që ka bërë në trup, veçanërisht në gjoks.

“As buzëqeshjen nuk e ka të sajën”, “Nëse shkon te kirurgu është sepse nuk të pëlqen ajo që je dhe bëhesh ajo që do të jesh”, janë disa prej komenteve në rrjetet sociale.

Në fakt, fotografitë tregojnë një ndryshim të madh të argjentinases kur ishte vetëm 16 vjeç dhe tani që ajo ka kaluar 33. Por gjithësesi, Belen mbetet gjithnjë tërheqëse.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA