Në supermansionin e “Candy Man”, aty ku jeton me gruan dhe dy të dashurat (Foto)

01/04/2018 11:46

Një flotë supermakinash, një statujë 3 metra e gjatë e Poseidonit dhe tavane të frymëzuara nga Kapela Sistine. Ky është mansioni i Travers Beynon, një nga personat më të pasur në Australi.

“Jam i fiksuar pas bukurisë”, thotë për “Daily Mail”, ndërkohë që ecën në hollin e “pallatit” të tij, ku mund të shihet edhe portreti i Napoleon Bonapartit.

“Idhulli im, Gianni Versace ishte i fiksuar nga bukuria e femrave. Unë jam i fiksuar pas femrave, artit, makinave dhe modës. Jam vizionar dhe i çmendur”, thotë Candy Man”, i cili jeton në mansionin me 15 dhoma gjumi dhe 19 tualete, bashkë me gruan, 4 fëmijët dhe dy të dashurat e tij.

Gruaja e australianit e tregon kështu jetën e saj të veçantë seksuale: “Eksperimentojmë shumë. Nuk kam parë kurrë porno, por nuk besoj se pornoja ka të krahasuar me atë që ndodh në dhomën tonë të gjumit. Travi na bën të ndihemi shumë rehat dhe të eksperimentojmë me njëra-tjetrën dhe me të. Është i çmendur, por shumë i butë”.

Por, bashkëshortja e të çmendurit nuk fsheh xhelozinë ndaj të dashurave të tjera: “Kam qenë xheloze në fillim, por ka kaluar. Kemi një martesë të fortë dhe gjejmë kohën për të qëndruar vetëm me njëri-tjetrin. Ndihem si qendra e jetës së tij”.

FOTO GALERI
2/44

Top Channel