Pas protestave në Rrugën e Kombit, që prodhuan përleshje mes tubuesve dhe policisë, por edhe shkatërrim dhe djegie të sportelit të vjeljes së taksës nga koncesionari, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.
Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në facebook, kryeministri ka kërcënuar se të gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike.
Ja statusi i plotë i Ramës në Facebook:
Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!
Top Channel