‘Non mi avete fatto niente’, është kënga fituese e “Sanremo 2018” e cila e bëri të famshëm këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me Fabrizio Moro, do të përfaqësojnë Italinë ne ‘Eurovision’.

Ermal Meta ka fituar zemrat e italianëve, jo vetëm me muzikën që ai interpreton, por edhe me historinë e jetës së tij.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Ermal Meta ka ndarë me fansat historinë e jetës dhe rrugëtimin drejt Italisë.

Por në statusin e bërë publik, Ermali zbulon një tjetër arritje në karrierën e tij, ai do të nderohet nga kryebashkiaku i qytetit të Barit me çelësin e qytetit.

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç, erdha në një qytet që nuk e njihja. Kam takuar njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja. “Mos merr ndonjë hap të gabuar”, i thosha vetes, gjithmonë shikoja këmbët e mia, dhe isha i kujdesshëm ku i vendosja. Mësova një gjuhë që nuk e dija dhe ngadalë fytyrat e të huajve u bënë miq. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Flisja pak, por ndjeja shumë.

Unë ecja duke parë këmbët e mia, e më dukej sikur në asfalt pasqyrohej qielli dhe vazhdimisht mendoja “çfarë do të bëhet me mua”? Atëherë hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drunjta dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe dëgjova se ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku doja të isha.

E dija çfarë do të ndodhte me mua , kështu që fillova të fluturoja lart. Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar dhe mirënjohës për t’i marrë ato. Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të thella. Faleminderit shumë.”, – ka shkruar këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA