Me shishe plastike dhe kova në radhë para disa çezmave publike të qytetit, dhjetëra qytetarë të Selanikut presin me durim të mbushin ujë. Të tjerë kërkojnë nëpër supermarkete ujë për të pirë.

Për të katërtën ditë, qyteti prej më shumë se 1 milionë banorësh, qendra e dytë më e madhe urbane në Greqi ka mbetur pa ujë pas një dëmi serioz, në një prej tubave kryesore me diametër gati 2 metra, të ujësjellësit që furnizon shumicën e Selanikut.

Mungesa e ujit për ditë të tëra ka shkaktuar probleme në jetën e përditshme në shumicën e zonave të qytetit dhe sidomos në spitale, ndërsa janë mbyllur të premten shumë shkolla fillore dhe të mesme.

Ndërkohë, vazhdon pa ndërprerje prej të martës në mbrëmje puna për të riparuar rrjedhjen në tubacionin kryesor , por normalizimi i situatës dhe furnizimi me ujë pritet të përfundojë vetëm ditën e shtunë dhe të diel.

Selaniku ka përballuar mungesa me ujin edhe gjatë dimrit të vjetshëm pas disa ngricave të mëdha, të cilat shkaktuan probleme në rrjetin tepër të konsumuar të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA