24/05 15:52
Pas Davide Astorit në fillim të muajit, është shuar në moshën 71-vjeçare edhe trajneri italian Emiliano Mondonico, pas një beteje të gjatë kundër kancerit.
Ai u bë i njohur në futbollin italian kur në vitin 1984 ngjiti në Serinë A Kremonezen, skuadër që kishte 54 vite që nuk luante në kategorinë e parë. Më pas, fitoi një Kupë Italie me Torinon në sezonin 1992-1993.
Gjithashtu, ka drejtuar skuadra si Atalanta, AlbinoLefe, Napoli, Kozenca, Novara dhe Fiorentina.
Prej 7 vitesh, ai që njihej në Itali si “Mondo”, luftonte me kancerin, të cilin ai vetë e quante “Bisha”. Ai thonte gjithmonë se futbolli i jepte forcë në këtë luftë, por duket se nuk ishte mjaftueshëm…
Top Channel