23/11 22:09
Mariah Crey është një nga këngëtaret më të mira, por pavarësisht kësaj jeta e saj private nuk ka pasur të njëjtin sukses si karriera.
Këngëtarja është nënë e dy binjakeve, të cilat erdhën në jetë në vitin 2011, nga martesa e saj me ish bashkëshortin, Nick Cannon.
Këtë të martë diva e muzikës provoi se është një nënë mjaft e përkushtuar, teksa festonte 48 vjetorin e saj të lindjes, nën shoqërinë e binjakeve të saj, Moroccan dhe Monroe, në Disneyland
Këngëtarja u fotografua teksa festonte me fëmijët e saj, e pashqetësuar aspak nga sytë e kureshtarëve.
Top Channel