Askush nuk do ta njihte nëse do ta shihte: Russell Crowe ka një transformim të jashtëzakonshëm në pamjen e tij të jashtme.

Ylli i filmit ‘Gladiator’ pothuaj nuk është njohur nga akush të hënën pasdite në Sidney, teksa priste të birin që po luante një ndeshje basketbolli, i shoqëruar nga ish-bashkëshortja e tij Danielle Spencer. 53-vjeçari ishte i lirshëm me një këmishë të zezë dhe pantallona të shkurtra, ndërsa fytyra i ishte mbuluar e tëra nga mjekrra.

Russell Crowe dukej shumë i relaksuar teksa përqafonte të birin, e më pas së bashku me ish-bashkëshorten u larguan së bashku. Russell dhe Danielle që kanë së bashku dy fëmijë, Tennyson dhe Charles në mesin e vitit të shkuar finalizuan divorcin e tyre. Sipas “The Sunday Telegraph” Danielle përfitoi 20 milionë dollarë nga divorci, si edhe 11 mlionë dollarë të pronësisë në Rose Bay.

Muajin e ardhshëm Russell Crowe ka thirrur një ankand ku ai do të shesë 223 pjesë të çmuara të koleksionit të tij, që përfshijnë sende me vlerë, piktura, madje edhe kujtime të përftuara nga filmat ku ai ka marrë pjesë, përfshi parzmoren dhe shpatën në filmin ‘Gladiator’.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel