Jeta e saj është e mbushur me ngjarje të shumta, të cilat surprizojnë gjithnjë fansat.
Pas ardhjes në jetë të vogëlushes së saj rreth një muaj më parë, shtatzëni që Kylie Jenner e mbajti të fshehtë, sot ajo ka rezervuar një tjetër surprizë.
Ka ndryshuar look.
Kylie Jenner nga brune është bërë bionde.
Në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram, Kylie shfaqet e mahnitshme me look-n e ndryshuar.
Krah fotos ylli i televizionit shkruan: “Unë mendoj se isha e përcaktuar për të qenë bionde”.
Në familjen Kardashian-Jenner, këto ndryshime duket se janë të zakonshme, pasi motra e Kylie, Kim, shpesh ndryshon look duke u transformuar nga brune në bionde, apo nga bionde në ngjyrë rozë.
Top Channel