Nëse kërkoni të provoni ëmbëlsirën ideale, duhet të shkoni në Amerikë.

Në Snowopolis të Anahajmit (Kaliforni) shërbehet një akullore me flori 24 karat. Me një çmim prej 15 dollarësh, kjo akullore me vanilje mund të konsumohet e gjitha, përfshi floririn.

Kjo akullore është bërë e famshme pasi motrat Kardashian e postuan në rrjetet e tyre sociale. Sa për shijen, ata që e kanë provuar thonë se floriri e plotëson më së miri vaniljen dhe shtojnë se mund të hahet pa merak.

Fillimisht, kjo akullore ishte menduar të ishte e disponueshme vetëm për një kohë të caktuar, por, duke marrë parasysh kërkesat e shumta për të, u mbajt në menu.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA