
22/02 16:36
Ende pa nisur mbrëmja e shumëpritur, në skenën e ‘The Voice’ ndihet atmosfera dhe emocioni, që një show Live të përcjell.
Kida sapo është ngjitur në skenën e ‘The Voice Kids’ për të bërë provat e performancës së saj për Natën e Parë Live. Artistja përpara se të performojë këngët që ka rezervuar për publikun e ‘The Voice’ ka sjellë energjinë e saj në studiot e televizionit Top Channel.
Si do të vijojë mbrëmja, mbetet për t’u zbuluar gjatë spektaklit, i cili do të fillojë nga ora 21:00 në Top Channel!
Top Channel