Rama në Stamboll me kreun e Turkish Airlines për Air Albania
23/03/2018 12:11
Kryeministri Edi Rama është takuar me shefin ekzekutiv të TurkishAirlines, Ilker Ayci, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore shqiptare, Air Albania.
“Në zyrën e Shefit Ekzekutiv të TurkishAirlines, Ilker Ayci, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore Air Albania, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij”, shkruan Rama në Facebook.
Top Channel