Hëna ka një ndikim të madh në shumë fenomene tokësorë, dhe më të dukshëm janë batica dhe zbatica, por ajo ka efekte edhe në organizmin njerëzor, sidomos tek femra.

Energjia hënore ndikon në cilësinë e gjumit, humorit dhe efikasitetit të shumë trajtimeve të bukurisë.

Satelitit të Tokës i duhen 28 ditë kohë të përmbushë ciklin rreth planetit tonë. Sipas pozicionit të saj ndaj planetit dhe dritës që merre nga Dielli flitet për Hënën e re, Hëna në rritje, Hëna e plotë dhe Hëna në zvogëlim.

Hëna në rritje
Ky është momenti i rritjes dhe rigjenerimit. Është faza e projekteve, ndërtimit dhe akumulimit të energjisë. Gjithçka që bëhet për formimin e trupit dhe organeve të tij ka efektin më të madh. Por për fat të keq është edhe momenti kur mund të shëndosheni edhe nëse hani si zakonisht. Në fakt ky është momenti që duhet ti nënshtroheni trajtimeve të bukurisë, si maskat, kremrat ushqyes për fytyrën dhe trupin si dhe masazhet. Flokët që priten në këtë periudhë rriten më shpejtë.

Hëna e plotë
Në hënën e plotë, por dhe në ditën para dhe pas saj, ndikimi mund të manifestohet nën formën e pagjumësisë, acarimit, dhe mungesës së përqendrimit. Ky është momenti ideal për të shkuar në parukeri, të lyeni flokët.

Hëna në zvogëlim
Në 14 ditë që ylli i Tokës humb çdo mbrëmje nga pak nga sipërfaqja e saj e shndritshme dhe e dukshme në qiell, favorizon pastrimin, ndihmon për tu forcuar dhe për të shpenzuar energjinë. Në këtë fazë është më e lehtë për të humbur peshë dhe të luftoni celulitin, por dhe ti ushtroheni aktiviteteve që zakonisht janë të lodhshme, si pastrimi i shtëpisë, rrobave, që arrijnë tu lodhin më pak. Për më tepër ata që do i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale do të ketë më pak gjakderdhje dhe një shenjë që do të mbyllet më shpejt se plagët.

Hëna e re
Dita e Hënës së Re, por edhe ajo para dhe pas, janë momenti kur fuqia e pastrimit të satelitit është në maksimumin e tij. Është momenti perfekt për një detoks dhe ndjekja e një ushqyerje me perime e fruta të freskëta, lëngje frutash, oriz të bardh, çaj, supe me perime dhe ujë pafundësisht.

Për të patur rezultate maksimale do të duhej të kishit parasysh dhe pozicionin e hënës ndaj shenjave të Zodiakut. Llogaritja bëhet më e vështirë por megjithatë ka në internet kalendar hënore pa fund.

Top Channel