Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi thotë në një lidhje direkte për Top Channel se duhet të shpallet menjëherë gjendja e pjesshme e emergjencës për përmbytjet në Shkodër. Ajo thotë se numri i familjeve në nevojë sa vjen dhe rritet.

“Jemi në një situate emergjence kritike për NënShkodrën, dhe sot harta e përmbytjes paraqet një rritje të sipërfaqeve, tokave dhe shtëpive nën ujë,të rrethuara nga uji dhe kemi probleme të mëdha në rritjen e nevojave që shtohen në emergjencë, jo vetëm për familjet, ujin e pijshëm po më shumë për gjënë e gjallë. Sot prisnim të gjithë ne të kishte vendimmarrje për shpalljen e emergjencës civile pjesore në territore si Ana Malit, Dajç, Trush, Bërdicë, Velipojë, zonën e Livadheve, pra në territore që janë tërësisht nën ujë. Po bëhemi në javën e tretë se ne sa na shtohen nevojat emergjente. Unë kam kërkuar që në datën 5 mars, sot jemi më 21 mars. Jemi shumë dit ëme vonesë dhe është flagrante dhe e papërgjegjshme. Nuk e di ca duhet të ndodhë më tepër që të kemi situatë të shpalljes së emergjencës dhe mobilizim të të gjithë strukturave qeveritare. Nuk mjafton të thuhet të shtohet furnizimi”, tha Ademi.

Ajo informoi se numri i shtëpive të izoluara ka shkuar në 600 dhe depërtimi në këto zona për ndihmë dhe evakuim është bërë dhe më i vështirë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA