Një burrë që ka mbuluar 90% të trupit të tij me tatuazhe të zeza, përfshi fytyrën dhe kokërdhokët e syve, ka ndërmend që të bëjë edhe disa të tjera.

32-vjeçari Adam Curlykale ka bërë tatuazhin e tij të parë kur ishte 20 vjeç, ndërsa tani ka të lira vetëm sqetullat, pëllëmbën e dorës, shputën e këmbës dhe të pasmet.

“Gjithmonë e kam ditur që jam ndryshe nga të tjerët. Ngjyra ime e preferuar është grija e errët, prandaj vendosa që në këtë ngjyrë të ishte edhe lëkura ime. Jeta është e shkurtër për të mos bërë atë që do”, tregon Adam.

Ai thotë se njerëzit më parë mendonin se ishte me probleme mendore, por pasi bëri tatuazh në të gjithë fytyrën dhe leu me të zezë edhe të bardhat e syve, tashmë kanë frikë prej tij.

“Bota nuk është gati për një njeri si unë”, shprehet Adam.

FOTO GALERI
2/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA