Një çift rus ka adoptuar një pumë dhe tashmë jeton me grabitqarin e rrezikshëm në shtëpi.

Mariya dhe Alexander thonë se ranë në dashuri me pumën e vogël që quhet Messi kur e panë në një kopsht zoologjik, në vitin 2016.

Puma që sot është 2 vjeç e gjysmë sillet fiks si një mace. Ajo luan me të zotët dhe i zgjon duke i lëpirë në mëngjes.

Çifti ka dhe një mace tjetër, e cila nuk e honeps dot pumën, kështu që Messit nuk i lejohet që të luajë me të.

Mariya dhe Alexander nuk rekomandojnë kafshë të tilla në shtëpi, pasi është shumë e rrezikshme. Ata thonë se janë me fat që puma e tyre është shumë e qetë.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA