Ëndrrën e saj e ka kthyer në realitet në vetëm pak sekonda.
Bëhet fjalë për këngëtarin Ed Sheeran, i cili gjatë koncertit të tij në Australi kaloi pak kohë me 36-vjeçaren Sherie Hagger, e cila po lufton me një fazë të tretë të kancerit.
Pasi realizoi foton me këngëtarin e “Shape of you”, vajza e publikoi në rrjetin social Instagram duke shkruar: “Kjo ndodhi, me të vërtetë ndodhi, dhe unë vazhdimisht pickoj veten kur shikoj foton për të parë nëse jam në ëndërr apo jo”.
Pavarësisht shitjes së më shumë se një milion biletave për turneun e tij australian, duke thyer rekordin e Dire Straits për 950,000 bileta në vitin 1986, Sheeran është një njëri mjaft i thjeshtë.
Sherie Hagger në lidhje me takimin e realizuar me këngëtarin, në blogun e saj shkroi: “Unë isha në një grup të vogël me rreth 16 njerëz, shumica prej të cilëve ishin fëmijë të vegjël që nuk ishin në gjendje të mirë. Ne kaluam disa kohë me Edin. Ajo për të cilën kemi biseduar është aq konfuze. Ajo që unë mund të them është se Ed ishte njësoj siç paraqitet në media. Është një njëri normal, me këmbë në tokë, i përulur, i bukur, është e gjitha atë që prisja, nëse jo më shumë “.
Sherie pastaj përfundon tregimin e përvojës së saj me një mesazh të rëndësishëm: “Është kaq e këndshme për të gjetur gëzimin e jetes. Falë Ed”.
Top Channel