Nga Deborah Farinon – Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndër qytetet më të bukura europiane, është shpesh e nënvlerësuar. Por është gjithashtu një nga vendet më interesante për t’u vizituar, e pasur me referenca, monumente dhe vende historike e kulturore. A e dini se çfarë duhet të shihni në Tiranë?

Sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” – Sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për dekada ishte qendra kryesore e regjimit komunist që mbretëronte në Shqipëri. Veçanërisht i përshtatshëm për manifestime dhe parada ushtarake, për shkak të përmasave të mëdha, ai ishte vendi ku pushtetarët tregonin fuqinë e madhe të qeverisë komuniste shqiptare. Skënderbeu ishte emri i një prej heronjve shqiptarë që luftuan kundër Perandorisë Osmane në shekullin XV, e që i rezistoi pushtimit për dy dekada.

Kulla e Sahatit dhe Xhamia e E’them Beut – Kulla e Sahatit është një nga simbolet e qytetit. E vendosur në sheshin qendror, pranë xhamisë së Et’hem Beut, ajo daton në vitin 1821. Kulla u ndërtua falë granteve të një prej familjeve myslimane të fuqishme që banonin në kryeqytet.

Puna bamirëse e familjes ishte e nevojshme, sepse sipas kulturës myslimane, familjet e pasura ndajnë një të dhjetën e të ardhurave të tyre vjetore për të subvencionuar veprat publike, ose më së shumti nevojtarët. Sahati që mund të admirohet sot vjen nga Gjermania dhe u instalua në vitin 1928. Në të njëjtën kohë, kulla është rritur gjithashtu në 35 metra. Megjithatë, gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo u shkatërrua, por u rindërtua menjëherë në fund të luftës.

Pararendëse pranë Kullës së Sahatit është Xhamia e Et’hem Beut. Kjo është quajtur xhamia më e bukur në Tiranë dhe daton që nga viti 1789. Vëmendje e veçantë janë dekorimet e brendshme dhe të jashtme, përmes të cilave përshkruhen elementët natyrore: ujëvarat, pemët etj.

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit – Tirana nuk është vetëm monumente, por edhe natyrë. Në fakt, në zonën juglindore të qytetit është një nga parqet më të mëdha dhe më të rëndësishme në Tiranë. Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, një nga zonat e gjelbra më të frekuentuara nga banorët dhe turistët, është pasuruar me një liqen artificial dhe teatro në natyrë. Parku njihet edhe si “ballkoni natyror i Tiranës” dhe ofron strehim për turistët. Parku mund të arrihet me teleferikun e “Dajti Ekspres”, ose duke ndjekur rrugën që ngjitet nga Linza, deri në tarracën e malit, ku është stacioni i kabllove.

Në Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit mund të admironi një bimësi të pasur: me pyje të dendura pishash, lisi, ahu, deri te panjat e larta përgjatë lumit të Dajtit. Ekziston edhe një shkurrishte e dendur mesdhetare, e përbërë nga shkurre si luleshtrydhe, mimozë, fshesë, shqopë, mërsinë, rozmarinë, mastikë. Në mënyrë të ngjashme, parku është shtëpi për një shumëllojshmëri të pasur të faunës, të karakterizuar nga arinj të murrmë, ujq, dhelpra, derra të egër, lepuj, fazanë, shqiponja, skifterë, si dhe zvarranikë dhe amfibë.

Top Channel