Mbetet në burg, dentistja: Unë, viktimë e një skemë pastrimi parash

15/03/2018 14:10

Mbetet në burg stomatologja Olesia Duka, ndërsa Gjykata e Apelit në Durrës shtyn shqyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë ndaj saj.

Mbrojtja e 38-vjeçares nga Tirana, që u denoncua nga biznesmeni Idlir Hoxha nga Durrësi për mashtrim në vlerën e 900 mijë eurove, kishte ankimuar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Por ndryshimi i avokatit nga ana e Olesia Dukës e ka bërë të pamundur shqyrtimin e ankimimit të bërë nga avokatët e mëparshëm të saj.

Në datën 21 mars pritet të dëgjohen palët, ndërsa mbrojtja e Dukës që akuzohet për mashtrim biznesmenësh e qytetarësh në shuma të mëdha parash, pretendon pafajësi dhe se ajo është viktimë e një skeme të pastrimit të parave nga ana e biznesmenëve denoncues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA