Mes tensioneve midis SHBA-së dhe Venezuelës, ‘pikaset’ anije luftarake amerikane pranë brigjeve të Trinidad dhe Tobago
Shtatë vite kanë kaluar që kur konflikti në Siri filloi, duke lënë pas një vazhdë vdekjesh dhe zhvendosjesh.
Labirinti i konfliktit është përhapur në të gjithë vendin me besnikët e qeverisë, militantët rebelë, ekstremistët dhe luftëtarët e huaj që përballen me njëri tjetrin në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e territorit sirian.
Vëzhguesit thonë se kostoja njerëzore e luftës ka pak ekuivalentë modernë…Rreth gjysmë milioni sirianë janë vrarë dhe 6.1 milionë janë zhvendosur brenda vendit. Nga rrethime që zgjasin prej vitesh e deri tek shkatërrimi i monumenteve historike, pjesa më e madhe e infrastrukturës së njeriut është shndërruar në rrënoja.
Miliona sirianë kanë kërkuar shpëtim në vendet fqinje apo kanë ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm përmes Mesdheut në kërkim të strehimit në Evropë. Nga aktorët globalë që dislokojnë trupa tokësore dhe bombardues, deri tek shtetet që presin të zhvendosur, vetëm një pjesëz e vogël e botës mund të ketë mbetur e paprekur nga lufta në Siri.
Konflikti në Siri nisi në 2011, në vazhdë të pranverës arabe, protestave masive kundër regjimeve autokratike në rajon.
Më 15 mars, mijëra njerëz u mblodhën në qytetet siriane për të kundërshtuar regjimin e Bashar al Asad, në atë që aktivistët e cilësuan Dita e zemërimit. Turmat u shpërndanë dhunshëm dhe demonstruesit u arrestuan.
Tre ditë më vonë, në ditën e dinjitetit, protestat vazhduan në të gjitha qytetet kryesore të Sirisë dhe në Dara’a, të ashtuquajturën djep të revolucionit ku katër demonstrues u vranë nga forcat e sigurisë.
Top Channel