Ka shitur më shumë se 20 milionë disqe, duke çuar kudo nëpër botë muzikën dhe kërcimin italian, por mbi të gjitha në gadishullin e Apenineve ajo njihet si ‘Sex bomb’.

Sabrina Salerno ka mbushur 50 vjeç dhe duket se nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i saj. Nga klasifikimi në Sanremo, për të kaluar më pas në kinema dhe telvizion, Sabrina ka shënuar emrin ndër yjet e kulturës ‘Pop’ italiane.

Pas disa shfaqjeve si showgirl në disa programe televizive, shpërthimi për Sabrinën erdhi në vitin 1987, kur publikoi këngën ‘Boys’(Summertime love), e cila u shoqërua me një video shumë sexy për kohën dhe kënga kapi majat e klasifikimit në Itali, por edhe në Spanjë, Francë, Zvicër dhe Angli ku u ngjit deri në vendin e tretë, përkrah emrave si Michael Jackson dhe Madonna.

Në festivalin e Sanremos në vitin 1991 ajo e veshur vetëm me bikini dhe një xhaketë këndoi ‘Siamo donne’, në duet me Jo Squillo, këngë që u bë hit. Më pas kaloi një periudhë shumë të mirë edhe në kinema.

FOTO GALERI
7/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA