Zakonet e mëngjesit që ju shëndoshin

14/03/2018 12:48

Për të shmangur problemet e mbipeshës dhe obezitetit, duhet ndjekur një program i shëndetshëm ushqimi dhe aktiviteti fizik.

Këto dy aspekte ndikojnë në aktivitetin e metabolizmit dhe hormonal, dhe kanë një efekt pozitiv përsa i përket eleminimit të dhjamit të tepërt.

Por ndonjëherë edhe pse me këto zakone të mira, lodhemi të shohim rezultatet e pritura, përkundrazi shohim ndonjë kile të tepërt.

Por jo të gjithë e dinë faktin se disa zakone të mëngjesit në të vërtetë sjellin një rritje në peshë. Për pasojë bëhet pengesë për objektivin që dëshirojmë për të qenë në formë.

Kapërcimi i mëngjesit
Mëngjesi është vakti kryesor i ditës dhe nuk duhet të jetë vetëm një kafe dhe një biskotë. Por duhe të ketë karbohidrate, fibra dhe aminoacide. Totali i kalorive të mëngjesit i korrespondon 25% të nevojave të përditshme të trupit.

Mëngjesi i vonë
Për të shmangur ato që përmendëm më lart, ideale është të hani mëngjes rreth një orë pas zgjimit. Para se të hani mëngjes, menjëherë pasi zgjoheni, mund të pini një gotë ujë të vakët me limon.

Konsumi i produkteve industriale
Ushqimet industriale përmbajnë shumë karbohidrate dhe yndyrna. Preferoni më shumë fruta, perime apo dhe kos natyral. Apo dhe një grusht fruta të thata apo smoothie natyral janë një alternativë e mirë.

Gjumi i tepërt
Studimet thonë se kush fle më shumë se 10 orë, rrit rrezikun e shtimit në peshë.Një pushim i mirë mes 7-8 orësh në ditë pa ndërprerje është i mjaftueshëm.

Nuk hidratoheni siç duhet
Këshillohet që të nisni ditën me një gotë ujë ta vakëtm me lëng limoni. Apo një çaj bimësh, apo dhe ujë me mjaltë. Pasi të keni ngrënë mëngjesin, pini 3-4 gota ujë gjatë gjithë paradites.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA