Ambasadorja shqiptare në BE, Janina: Presim rekomandimin në prill për negociatat

14/03/2018 11:12

Ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Suela Janina, në një interviste për Europeanwesternbalkan, thotë se Shqipëria pret të marrë rekomandimin e pakushtëzuar për çeljen e negociatave në prill.

“Shqipëria pret hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në brenda këtij viti. Shpresojmë të marrim një rekomandim të pakushtëzuar për çeljen e bisedimeve në raportin e Komisionit Europian në prill, dhe presim që Këshilli i BE në qershor të miratojë vendimin për hapjen e negociatave”, thotë Janina.

Duke folur për strategjinë e miratuar në shkurt nga instancat e BE-së, Janina thotë se më shumë se komentimi, tani është koha të adresohen pa vonesë veprimet dhe implementimi i strategjisë për gjashtë iniciativat.

“Ne shpresojmë që komisioni të marrë drejtimin dhe të koordinojë planin e veprimit, duke qenë se ne jemi të angazhuar për reforma reale dhe të qëndrueshme në fushat e interesit të përbashkët”, thotë ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA